Loading...
http://www.kosovastreetball.org/modules/mod_image_show_gk4/cache/slide04gk-is-88.jpg http://www.kosovastreetball.org/modules/mod_image_show_gk4/cache/slide03gk-is-88.jpg http://www.kosovastreetball.org/modules/mod_image_show_gk4/cache/slide02gk-is-88.jpg http://www.kosovastreetball.org/modules/mod_image_show_gk4/cache/slide01gk-is-88.jpg

Articles

eeedhheee 2 ditë dheee ... DARDANIA STREETBALL KOSOVA 2013 FILLON

Edicioni i sivjetmë i cili do të startojë të shtunën me 1 qershor në Pejë, ka shumë risi.

Për t’u regjistruar, merrni letërnjoftimet

Ndër të tjera, Kryatari i Shoqatës së Streetballi të Kosovës, Agon Fehmiu, potencoi ndryshimin e procedurës së regjistrimit , me ç’rast të gjithë lojtarët duhet të kenë me vete letërnjoftimet për të dëshmuar identitetin e tyre dhe për të shënuar numrin personal në fletushkat për regjistrim.

Nga dy fanella për çdo lojtarë

Për dallim nga vitet e kaluara, lojtarëve do t’ju dhurohen nga dy fanella, të cilat sivjet do të jenë të shënuara me numra nga 1 deri në 4, në përputhje me numrin e regjistrimit në fletushkë.

Garat do të zhvillohen në një kategori mix, pa dallim moshe dhe gjinie

Ndeshjet do të zhvillohen në vetëm një kategori pa dallim moshe dhe gjinie, kurse rregulla e vjetër se të drejtë loje ka vetëm një lojtarë aktiv, mbetet në fuqi. Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregula e cila motivon pjesëmarrjen e vajzave në streetball, me ç’rast shënimi i streetbollisteve vlen dyfish nga ai i stritbollistëve.

Sulmi 12 sekonda, loja 10 minuta

Risi tjetër është limitimi i kohës së sulmit i cili do të zgjas 12 sekonda dhe koha e lojës do të ndalet tek gjuajtjet e lira dhe atëherë kur topi del jashtë loje. Ky ndryshim do ta bëjë lojën shumë më dinamike do të shmang zhagitjen e lojës , ndërsa koha e një ndeshjeje, tash e tutje do të jetë 10 minuta.

Nga sivjet, bonusi 7 gabime personale por lojtari me 4, largohet

E re në edicionin e sivjetmë është edhe rregulla se skuadrat do të kenë të drejtë të kërkojnë një time out prej 30 sekondave kurse  bonusi i gabimeve personale po ashtu ka ndryshuar, nga 4 në 7, mirëpo për dallim nga vitet e kaluara sivjet secili lojtarë do të ngarkohet edhe me gabime personale dhe ai i cili i shkakton 4 GP do të largohet nga loja.  

Ndryshimi më i rëndësishëm është ndryshimi i sistemit të garave.

Nga sivjet,  në fazën e parë të garave do të zhvillohen ndeshjet në grupe me nga katër skuadra, ku secilës skuadër i garantohet të zhvillojë minimum 3 ndeshje.

Më tej, nga faza e dytë e deri në finale, garat do të zhvillohen sipas sistemit të eliminimit. Kampionët e garave kualifikuese nëpër 7 qytetet kryesore të vendit tonë, do të kualifikohen direkt në Superfinale, kurse skuadra e tetë do të përcaktohet në bazë të suksesit të fitoreve dhe humbjeve (pikëve të tubuara) të arritura në turnet e qyteteve.  

Dizajni i fanellave zyrtare të Dardania Streetball Kosova 2013 është bërë sipas idesë së Akullit dhe Zjarrit

Orari i Garave

Hapja në Pejë

E shtunë, 01.06.2013
ora 10:00

Pejë 01.06.2013

Gjakovë02.06.2013v

Prizren 08.06.2013

Ferizaj 09.06.2013

Gjilan 15.06.013

Mitrovicë 16.06.2013

Prishtinë 22.06.2013

Finalja e madhe

Pejë: 29.06.2013

Sipas orarit të paraparë Karvani i Dardania Streetball Kosova 2013 do të startojë të shtunën me 1 Qershor, në Pejë në qendër  të qytetit dhe më pas do ta vizitojë tërë Kosovën. Të dielën më 2 qershor, garat do të mbahen në Gjakovë.

Vikendin e ardhshëm, të shtunën më 8 qershor, streetballi kosovar udhëton në Parkun Natyra në Prizren kurse të dielën me 9 qershor në Ferizaj.

Pastaj, të shtunën me 15 qershor, karvani i streetballit kosovar do ta vizitojë Gjilanin dhe me 16 qershor do të arrijë në Mitrovicë, në qendrën sportive Fatime Xhaka, e cila në dy vitet e fundit ishte epiqendër e superfinaleve.

Garat kualifikuese nëpër qytete do të përfundojnë me turneun në Prishtinë, në qendër të qytetit, ku do t’i mësojmë emrat e 8 superfinalistëve.

Përmbyllja e edicionit të sivjetmë është planifikuar për të shtunën, më 29 qershor, në Pejë, ku edhe do të shpallet kampioni i sivjetmë i Kosovës në Streetball dhe i cili do të shpërblehet me çmimin e parë prej 1000 euro, apo si thotë organizatori “1000 copave të buta”.

Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet edhe për vendin e dytë do të ketë shpërblime. Nënkampioni do t’i fitojë 500 copa, po ashtu t’buta.   

Sa i përket mënyrës së regjistrimeve për pjesëmarrje në kampionatin e sivjetmë, ajo është e njëjta sikurse vitin e kaluar: pjesëmarrësit do të mund të regjistrohen një orë para fillimit të garave, përkatësisht hedhjes së shortit, në qendrat ku do të zhvillohen garat.

Pra, streetballi kosovar i cili nga viti në vit ka fituar në kualitet dhe masivitet... tashmë është shndërruar në ngjarjen kryesore sportive-kulturore-zbavitëse e cila e shënon hapjen e verës në vendin tonë duke tubuar me qindra skuadra dhe dhjeta mija shikues.